Ministrja Hykmete Bajrami qëndroi në Lipjan, njoftohet me gjendjen e Zonës Industriale në Kërqevë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, Latif Ramadani, sot kanë pritur për vizitë Ministren e Tregëtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, të shoqëruar me bashkëpunëtorë.
Temë diskutimi ishte, liçencimi i Zonës Ekonomike në Kërqevë- Qylagë të Komunës së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, ka njoftuar Ministren Bajrami rreth gjendjes aktuale të kësaj Zone, duke shprehur edhe interesimin e tij në bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve.
Ministrja Bajrami pasi është njoftuar me gjendjen e Zonës Industriale në Kërqevë, ka premtuar Kryetarin Ahmeti se do të angazhohet që të ndihmojë Komunën e Lipjanit për liçencimin e kësaj zone, duke u shprehur e gatshme që të ndihmoj në përshpejtimin e procedurave. Po ashtu, Ministrja Bajrami, ka theksuar se Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të MTI-së do ti mbështes komunat e interesuara për zhvillimin e zonave ekonomike.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, viziten e ministrës Bajrami, e cilëson si shumë të rëndësishme duke shpresuar në ndihmen e MTI-së rreth përfitimit të granteve pas liqencimit të Zonës Ekonomike në Kërqevë – Qylagë
Ndryshe, Komuna e Lipjanit dhe Ministria e Tregëisë dhe Industriusë, gjatë muajit maj do të zhvillojnë një tryezë të përbashkët me biznest e Komunës së Lipjanit për ti njoftuar ato rreth përgatitjeve dhe obligimeve të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) si dhe me përparësitë e Kosovës dhe kompanive prodhuese-eksportuese për kriteret e inkuadrimit në tregun e BE-së. “MSA paraqet marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së si dhe do të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe të zhvillojë gradualisht një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe BE-së”.

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...