Ministria i reagon rrjetit të OJQ’ve që kërkuan më shumë testime për COVID-19: Mos krijoni panik, mund të dënoheni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministria e Shëndetësisë i ka reaguar rrjetit të OJQ-ve që kërkuan të bëhen më shumë testime për virusin COVID-19. MSH’ja po kërkon nga OJQ-të të mos bëjnë panik, pse përndryshe mund të dënohen

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë thotë se deklarimet e pakujdesshme në kohën e pandemisë janë shqetësuese.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike shprehin shqetësimin e saj për deklarimet e pakujdesshme, të papërgjegjshme dhe të pa argumentuara të një organizate jo-qeveritare lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 në Kosovë”, thuhet në reagimin e MSH’së.

MSH-ja thotë se deklarimet e papërgjegjshme të një OJQ-je të cilën e quan “me sfond të panjogur”, janë fyerje për punëtorët shëndetësorë dhe ata që po e ekspozojnë vetën dhe familjet e tyre para rrezikut.

“Deklarimet e papërgjegjshme të një OJQ-je, me sfond të panjohur, janë fyerje për secilin punëtor shëndetësor, për të gjithë zyrtarët të administratës shtetërore (qendrore e lokale) dhe të shërbimeve të tjera mbështetëse, të cilët duke ekspozuar veten dhe familjet e tyre para rrezikut, përmbushin me përgjegjësi dhe vetëmohim obligimet para qytetarëve”, thotë MSH-ja në reagimin e saj.

Ministria e Shëndetësisë thotë se rrjeti i OJQ-ve AVONET po dezinformon rreth furnizimeve të bëra nga ministria dhe komuna dhe po flet pa pasur kompetenca dhe pa argumente.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në mungesë të informatave burimore, të cilat as që ka provuar t’i kërkojë në institucionet përgjegjëse, dezinformon rreth furnizimeve të bërë nga Ministria në Komuna dhe flet me jo-kompetencë edhe lidhur me testimet që kryhen për SARS-Cov-2 në Kosovë, pa e argumentuar me asgjë atë që e thotë me papërgjegjësi dhe pa i ofruar publikut asnjë argumentim lidhur me kriteret se si dhe kush duhet t’i nënshtrohet testimit”, thuhet në reagim.

“MSh, IKSHPK, SHSKUK dhe institucionet e tjera i bëjnë thirrje kësaj organizate dhe të gjithë të tjerëve, që të bëhen pjesë e angazhimeve për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj situate, të tregojnë më tepër respekt për punonjësit shëndetësor në angazhimet e tyre dhe më shumë solidaritet me të prekurit me Covid-19 në luftimin e sëmundjes. Gjithashtu, të mos e pengojnë punën e institucioneve”, thekson MSH’ja.

Po ashtu, MSH-ja thotë se rastet e tilla të krijimit të panikut, janë të dënueshme me ligjet në fuqi.

“Dezinformimi dhe krijimi i panikut në situata të emergjencës së shëndetit publik, është akt i dënueshëm me ligjet në fuqi”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka kërkuar nga ministri Arben Vitia dhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, që të rritet numri i testeve dhe të përfundojnë sa më parë testimet e vatrave që potencialisht po janë me numër më të madh të të infektuarve.

AVONET u ka bërë thirrje zyrtarëve të IKSHPK-së të kursehen nga deklaratat në rastet kur japin javë se kur mundet të kemi rritjen kulminante të virusit, të cilat po kanë efekte negative duke krijuar panik te qytetarët.

Komunikata e plotë:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET me vëmendje është duke përcjellur gjendjen e krijuar pas pandemisë në nivel vendi, e me theks të veçantë rëndësinë e masave adekuate në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e që nënkupton në rritjen e masave parandaluese dhe veprimet tjera institucionale, e ku vërehet dukshëm që masa adekuate dhe më të favorshme në këtë drejtim kanë marrë institucionet lokale se sa ato qendrore.

Edhe pse komunave u ka munguar mbështetja elementare, siç janë maskat dhe dorëzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo mungesë e përkrahjes vazhdon tutje, kur tashmë jemi në javën e katërt nga shënimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tone.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë është vonuar të përgatis masat parandaluese dhe poashtu edhe në testet”, ka thënë sot rrjeti i OJQ-ve AVONET.

“AVONET me shqetësim është duke parë në vazhdimësi se IKSHPK-ja, nuk po arrin të rrit numrin e testeve të dyshuar dhe kjo krijon një shqetësim jo vetëm tek familjet potencialisht që munden të jenë të infektuar, por edhe tek çdo qytetar, e gjitha kjo është si pasojë e mos menaxhimit të mire të Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë. Përveç panikës së qytetarëve për përhapjen e virusit COVID-19, ndër shqetësuese kryesor mbetet edhe mungesa e testeve”, thekson AVONET.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...