Ministria e Drejtësisë pa informata rreth ekstradimit nga Zvicra të ish-ushtarëve të UÇK-së

PUBLIKUAR

Javën që kemi lënë pas në Cyrih të Zvicrës u arrestuan nga autoritetet zvicerane dy ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Albert Spahiu dhe Genc Zogaj janë arrestuar me urdhër arrest të Serbisë për akuzat për krime lufte.

Ushtruesi i detyrës se ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, ka thënë ditë më parë se ministria që e drejton së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, janë në koordinim me autoritet zvicerane që ekstradimi të mos ndodhë dhe që këta qytetarë të lirohen sa më shpejt.

Ndërkaq, mediat serbe sot kanë raportuar se nuk do të bëhet ekstradimi i Albert Spahiut në Serbi.

Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë për të marrë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me të arrestuarit, mirëpo MD-ja ka theksuar se nuk kanë pranuar asnjë përgjigje për këtë.

“Ju njoftojmë se akoma nuk kemi pranuar përgjigje ne këtë çështje dhe për njoftimin e tyre Ambasada e jone atje është ne kontakt me autoritetet Zvicerane”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Albert Spahiu kërkohet për shkak të krimeve në fshatrat Reti dhe Opterushë në komunën e Rahovecit gjatë vitit 1998./

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...