Ministri i Jashtëm serb për qasjen e Biden ndaj Serbisë: Dallon pak nga Trump

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviç, tha se ekzistojnë dallime fare të vogla ndërmjet Administratës së radhës, asaj të demokratit Joe Biden, dhe Administratës aktuale Trump.

Selakoviç, pasi u pyet se çfarë lloj qëndrimi pret nga SHBA ndaj Serbisë pas zgjedhjes së Joseph Biden si President i Shteteve të Bashkuara, tha se ka dallime të vogla në qasje, përcjell Gazeta Express.

“Ne nuk duhet të çmendemi, qytetarët tanë kanë të drejtë të dinë se çfarë është e vërtetë. Ka dallime midis administratës së vjetër dhe asaj të re, të cilat janë pothuajse inekzistente ose janë reduktuar në nuanca”, deklaroi ai për Tanjug.

Tutje, ai tha se qeverisja aktuale serbe e sheh çështjen e Kosovës me prioritet. Lidhur me dialogun, ai përfshiu edhe Rusinë, për të cilën tha se ofron mbështetje serioze. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...