Ministri Abdixhiku paralajmëron kompanitë që nuk pastruan borën: Do të mbani përgjegjësi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Qytetarë të shumtë janë ankuar sot lidhur me gjendjen e rrugëve dhe autostradave në vend.

Mos-pastrimi i borës dhe ngricat që kanë mbuluar rrugët shkaktuan vështirës në kalueshmërinë e shumë pjesëmarrësve në trafik.

 

 

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka paralajmëruar se secila kompani e kontraktuar që nuk ka qenë në krye të detyrës do të mbajë përgjegjësi për këtë gjendje.

“Sot në ora 10:00 do t’i takojë menaxherët rajonal të Ministrisë. Secila kompani e kontraktuar që nuk ka qenë në krye të detyrës do të mbajë përgjegjësi”, tha shkurt Abdixhiku.

Ndryshe gjendja e rrugëve dhe autostradave pas reshjeve të borës ishte sfida e parë me të cilën u përballë ministri Abdixhiku në marrjen e detyrës së re në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Reshjet e borës janë vazhdimisht aktive, kësisoj edhe e bën më vështirë përcjelljen e gjithë kësaj gjendje.

Indeksonline mëngjesin e sotëm ka raportuar për disa ankesa të qytetarëve në pjesë të ndryshme të vendit, po që ministri tashmë ka paralajmëruar gatishmërinë për t’u marrë drejtpërdrejtë me gjithë këtë situatë

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...