Mimoza Kusari nuk e komenton deklaratën “thumbuese” të AKR-së

PUBLIKUAR

Aleanca Kosova e Re është bërë “e gjallë” sot, madje duke drejtuar gishtin nga ata që braktisën këtë subjekt.

AKR përmes një komunikate për media ka akuzuar tërthorazi kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lilën për shfrytëzim të partisë si trampolinë për përfitime personale.

“AKR qëndron indiferente ndaj deklaratave dhe sulmeve të disa individëve që partinë e kanë shfrytëzuar si trampolinë për përfitime personale dhe jo si mundësi për ti shërbyer interesit të qytetarit të vendit”, është thënë në komunikatë.

Telegrafi ka kontaktuar me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, por ajo nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë.

“Nuk komentoj fare në këtë komunikatë, pasi nuk bëjë komente hipotetike”, ka thënë shkurt Kusari- Lila.

Kusari- Lila mbrëmë në një intervistë dhënë në “Rubikon” ka treguar zyrtarisht se tashmë nuk është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, u ka bërë thirrje partive politike...