Mimoza Kusari-Lila nuk do të kandidojë për postin e Kryetarit të AKR-së, pavarësisht se më herët kishte deklaruar gatishmërinë, pasi mendon se Behgjet Pacolli është personi i duhur që duhet të vazhdojë ta drejtojë partinë.
Në një intervistë për ORA.info, Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kustari Lila, thotë se program i Pacollit është ai që i duhet Kosovës.
“Unë gati e kam marrë vendimin se nuk do të jem kandidate, për shkak se e kam vërejtur që interesimi dhe angazhimi i tij në politikë është ende i madh”, tha ajo.
“Ne momentin kur unë jam paraqitur se mund të jem kandidate për AKR’në, kam thënë se nuk do të bëj ndryshim në politikat programore. Prapë besoj se programi, ideja e z. Pacollit është ai që i duhet Kosovës”, tha Kusari-Lila për ORA.info.


