Mimoza: Bombat nuk na frikësojnë

PUBLIKUAR

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj vendosjes së bombës para shtëpisë së Valon Llukës, biznesmenë dhe djalit të asamblistët të AKR-së në Gjakovës, Masar Llukës.

Kusari-Lila tregon se ky është rasti i tretë i njëjtë e i lidhur me bashkëpunëtorët e saj, por që thotë se nuk po kryejnë punë.

Lexojeni të plotë postimin e kryetares së Gjakovës në Facebook:

“Çdo kush që mendon se bombat, granatat apo plumbat tek dera e shtëpisë janë “efektive” për të frikësuar dikë, duket se nuk e kanë kuptuar që nuk bëjnë punë.

Për një vit e gjysëm qeverisje në Gjakovë, tre bashkëpuntorë u kërcnuan me granatë, plumb dhe bombë.
Sa të errëta janë ato mendje që kërcnimin e tillë e kanë “metodë” pune për të arritur një qëllim.

Sa primitiv dhe qyqarë janë ata të cilët besojnë se do të funksionojë kjo metodë e qelbur e ndjelljes së frikës? Kurrë deri më tani kërcnimi, forca apo shantazhi nuk kanë sjellë sukses tek ata që i praktikojnë. Në të kundërten, ju kanë kthyer mbrapsht dhe në një mënyrë ose tjetër, vetë janë dëmtuar nga metodat e tyre qyqare.
Asgjë më shumë nuk është as sulmi i fundit.

Fatkeqësisht, në asnjërin nga tri kërcnimet nuk u zbuluan autorët nga organet e rendit, fatmirësisht, ne mund ti njohim fëtyrat qyqare të paidentitet që fshihen prapa erësirës së natës, përfitimit personal dhe karakterit monstruoz.
Të errët do mbeteni gjithmonë pa guxim të shihni dritën e Diellit apo funksionimin e lirisë”
(sic), ka shkruar Kusari-Lila. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...