Microsoft tërheq përditësimin për Windows

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

foto (2)

Kompania po u rekomandon përdoruesve aktualisht të ç’instalojnë përditësimin. Microsoft tha se ka zbuluar disa probleme me katër përditësime individuale që kanë lidhje me përditësimin e gushtit: 2982791, 2970228, 2975719, dhe 297533. Përditësimet adresonin sigurinë dhe disa veçori dhe u publikuan më 2 gusht.
Kompania Microsoft përditësoi buletinin e saj të sigurisë MS14-045 ditën e premte për të paralajmëruar përdoruesit lidhur me përditësimin. “Microsoft po investigon këtë sjellje lidhur me instalimin e këtij përditësimi, dhe do të përditësojmë këtë buletinin kur më shumë informacion të jetë I disponueshëm” : tha kompania. “Microsoft rekomandon që përdoruesit të c’instalojnë përditësimin. Si një masë paraprake, Microsoft ka larguar linqet e shkarkimit të përditësimit të sigurisë 2982791.

Buletini MS14-045 aplikohet tek Windows 7, Windows 8, dhe Windows 8.1 plus Vista dhe Windows Server 2003. Microsoft i indentifikoi këto tre probleme që kishin lidhje me sjelljen e sistemit operativ pas instalimit të përditësimit. E para është se font-et instalohen në një vendndodhje tjetër ndryshe nga ajo që duhej të ishte. E dyta, font-et nuk pasqyrohen saktësisht. E treta, është edhe më kritikja, por Microsoft tha se është duke investiguar raportet e dështimeve me mesazhin e gabimit 0×50 pas instalimit të përditësimit.
Nëse e keni shkarkuar përditësimin mos u shqetësoni pasi është një zgjidhje, por do t’ju marrë pak kohë. Po i njëjti buletin sigurie detajon edhe hapat që duhet të merrni për këtë procedurë. Përpara këtij muaji, Microsoft periodikisht sillte përditësime të sistemit operativ në Windows 8.1 duke ofruar veçori të reja. Në muajin gusht u largua nga kjo praktikë dhe tashmë i sjell më pak veçori duke i bashkuar ato së bashku me përditësimet e sigurisë. E gjitha kjo rezultoi mjaft problematike me përditësimin e gushtit./PCWorld Albanian/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...