Strategjia e Microsoft për të mundësuar përdorimin e aplikacioneve të saj në platforma të shumta, me sa duket po jep rezultate të reja.
Së fundmi, kompania amerikane ka njoftuar se softueri i saj më i përdorur, Microsoft Word do të vijë në formën e plotë edhe për iPhone, ngjashëm sikurse është sot në versionin e Windows Phone 8.1.
Më saktësisht do të jetë varianti i ri i kushtuar pajisjeve mobile, Word Flow që do të vijë në iPhone dhe platformat tjera mobile.
Word Flow ua mundëson përdoruesve që të zgjedhin shkronja dhe karaktere të ndryshme në ekran, të shkruajnë fjalë dhe të krijojnë fjali nga pajisjet mobile që kanë ekranin e ndjeshëm në prekje.


