Microsoft e interesuar në blerjen e Cyanogen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Cyanogen është duke punuar në një version të ri alternativ të Android, dhe siç thuhet, versioni i ri i sistemit operativ mobil do të jetë shumë më pak i varur nga Google.

Këtë projekt interesant duket se e ka nuhatur menjëherë kompania Microsoft, e cila thuhet se është shumë e interesuar për të investuar në këtë kompani.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, Cyanogen është aktualisht duke ngritur një tjetër shumë financimi prej 70 milionë dollaësh, dhe Microsoft do të jetë një investitor në raundin e fundit të financimit.

Microsoft tashmë ka sistemin e vet operativ mobil në formën e Windows Phone, edhe pse Android i Google është sistemi operativ më dominant në këtë moment, kështu që Microsoft mund të jetë duke përdorur investimin e saj si një përpjekje për ta dobësuar dominimin e Google në tregun e telefonave mobil.

Versioni i Google, Android është kritikuar nga prodhuesit sepse ata duhet të instalojnë aplikacionet e ndryshme të saj, duke përfshirë edhe YouTube dhe gjithashtu ta kenë motorin e kërkimit Google Search si kërkuesin e saj kryesor mobil.

Një version i ri i Android nga Cyanogen do të lejojë prodhuesit për të instaluar çfarëdo aplikacione që ata duan në pajisjet e tyre dhe të mos detyrohen të instalojnë aplikacionet e Google, paraprakisht.

Por deri më tani, edhe Microsoft dhe Cyanogen kanë refuzuar të komentojnë për investimin e mundshëm. (Telerafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...