MI: Të gjitha rrugët regjionale në Kosovë janë të kalueshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...
Ministria e Infrastrukturës ka deklaruar se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët regjionale në Kosovë janë të kalueshme.

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës në Kosovë dhe ankesave të qytetarëve se nëpër komuna po kanë vështirësi në qarkullim, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët regjionale janë të kalueshme.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë për lajmi.net, se aktualisht janë në terren me ministrin Pal Lekaj dhe se të gjitha rrugët momentalisht janë të kalueshme.

“Momentalisht të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme. Tash ndodhemi së bashku me ministrin Lekaj në inspektim të autostradës për Pejë, të autostradës R7 ishim në R6 dhe të gjitha rrugët regjionale janë të hapura”, ka treguar Kadriu për lajmi.net.

Sipas tij, deri më tani nuk është raportuar që ndonjë rrugë është e bllokuar apo që ka vështirësi në qarkullim.

“Deri më tani nuk kemi asnjë lajm nga terreni se ndonjë rrugë është e bllokuar ose ka vështirësi në qarkullim”, ka deklaruar Kadriu.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme shumë qytetarë nga e gjithë Kosova janë deklaruar se nëpër qytetet e tyre nuk është pastruar bora ashtu siç duhet, madje edhe në Prishtinë bora nuk është pastruar siç duhet. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...