Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Bujar Nishani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Presidenti i Republikës,Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes)

Bujar Nishani, që u nda nga jeta në 28 maj, u u dekorua me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Arkmorti i ish-presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të kësaj të Mërkure. Oficerët e policës të Kosovës në këtë pikë kufitare u rreshtuan për të nderuar kortezhin mortor që iu drejtua Tiranës.

Prej orës 10:00 arkmorti ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të presidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan  homazhe.

Ndërkohë, qeveria shpalli datën 2 qershor ditë zije kombëtare në nderim të ish  presidentit të ndjerë Bujar Nishani. Vendimi parashikon që në të gjitha institucionet publike flamuri të ulet në gjysmë shtizë. Të enjten nga ora 10:00 deri 12:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare funebre  e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet zoti Nishani.

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërroi jetë sot në një spital në Gjermani, ku ndodhej I shtruar për shkak të komplikacioneve nga Covid 19. Prej më shumë se një muaj, ish-Presidenti u transferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish-Presidentin.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...