Meta: Rruga e Kombit u ndërtua të bashkojë shqiptarët, taksa e panevojshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka kundërshtuar përsëri vendosjen e taksës doganore ndaj qytetarëve të Kosovës.

Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në një transmetim në RTV Dukagjini dhe ABC News ka thënë se veprimet e njëanshme si ajo e vendosjes së taksës nuk u shërbejnë raporteve mes shqiptarëve.

“Nëse edhe pala e Kosovës do të vendoste taksa, shqiptarët do të ndaheshin edhe më shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Rruga e Kombit u ndërtua të bashkojë shqiptarët.

“Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalja te trau i doganës është një bezdi për qytetarët e Kosovës”.

Meta ka thënë se është e vërtet që reagimi i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë është më i shpejt se ajo që bëjnë institucionet e dy shteteve.

I pyetur nëse ka krisje në raportet mes presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, Meta ka refuzuar se ka probleme me presidentin Hashim Thaçi.

Meta: Ndihma nga Kosova më domethënëse, kishin reagim të menjëhershëmMeta: Ndihma nga Kosova më domethënëse, kishin reagim të menjëhershëm

“Me zotin Thaçi kemi komunikime të vazhdueshme. Një nga këshilltarët e mi janë nga Kosova. Jemi në komunikim të përhershëm me institucionet e Kosovës edhe me drejtuesit e opozitës [në Kosovë]. Janë gjëra të parëndësishme gjërat tjera”, tha ndër të tjera Ilir Meta./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...