Një nga problemet më të shpeshta të partnerëve, është ndarja e drejtë e shtratit.
Shumë shpesh ndodhë që njëri të rehatohet, ndërsa tjetri të fle në cep të shtratit, madje edhe pa mbulesë.
Këtë problem e ka zgjedhur një burrë, me anë të dritës së laserit, transmeton Telegrafi.
Pasi e ka matur mirë shtratin, ai e ka ndezur dritën në mes, duke i bërë kufirin gruas dhe vetës.
“Ky argument ka përfunduar”, ka përshkruar ai fotografinë e plasuar në rrjetin social Reddit. /Telegrafi/


