Meha: Komisioni Shtetëror nuk e dëmtoi Kosovën për as edhe një metër katror

PUBLIKUAR

Murat Meha, kryetar i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, në fjalimin e tij në debatin për demarkacionin tha se institucioni që ai përfaqëson nuk e ka ndryshuar as edhe një metër katror të territorit, raporton Gazeta Express.

Meha tha se shënjimi i territorit përbëhet nga tri komponente dhe ripërsëriti se Komisioni Shtetëror nuk e dëmton Republikën as edhe për një metër katror.

Komisioni ka kryer detyrën në përputhje me udhëzimin nga Qeveria dhe me përgjegjësi e profesionalizëm. Komisioni ka bashkëpunuar me institucionet relevante të vendit dhe ato lokale – të Pejës, Deçanit, Istogut, Junikut, ka shtuar Meha./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...