Me një tel të hollë ia hoqi rërën dhe pluhurin nga sytë (Video)

PUBLIKUAR

Me një tel të hollë ia hoqi rërën dhe pluhurin nga sytë (Video)

Me anë të një teli të metaltë e të lakuar, gruaja nxjerr rërën dhe pluhurin që i ishte futur në sy gjatë shëtitjes me biçikletë.

Në videon e realizuar me anë të kamerës së telefonit, shihet burri që nuk bën ndonjë lëvizje, pasi duket se nuk ndjen dhimbje.

Telin në formë rrethore gruaja ia lëviz nën kapak të syrit të majtë, ndërsa rërën dhe mbeturinat që i ka brenda ja vë në dorë, duke vepruar njëjtë edhe me syrin tjetër, transmeton Telegrafi.

Gruaja që jeton në një fshat të vogël të Indisë, është e njohur për këtë teknikë të pastrimit të syve, por paguhet me vetëm 25 rupi, që është më pak se një euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...