Më në fund një lajm i mirë për shqiptarin që humbi familjen në Itali

PUBLIKUAR

Një lajm i mirë vjen për shqiptarin, i cili në vitin 2011 humbi dy vajzat e tij dhe bashkëshorten nga përmbytjet në Genova të Italisë.

Bëhet fjalë për Flamur Djalën, i cili jeton prej 16 vitesh në Itali, dhe që më në fund ka marrë nënshtetësinë italiane.

Megjithatë, ai ende mendon lidhur për ngjarjen tragjike që e ndau nga familjarët dhe kërkon drejtësi

“Për gjënë e tmerrshme që më ka ndodhur nuk fajësoj Italinë apo të gjithë italianët. Ajo që kërkoj është që drejtësia të vihet në vend dhe ata që kanë faj të paguajnë”, shprehet Djalën.

Në tetor të vitit 2011, Flamuri humbi bashkëshorten Shpresa, 28 vjeç, dy vajzat Joy dhe Janissa, 8 vjeç dhe 10-muajshe, të cilat u varrosën në Genova.

Të akuzuar për përmbytjen që shkaktoi tragjedinë me gjashtë viktima është ish-kreu i bashkisë së qytetit si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...