Me dokumente të falsifikuara iu aprovua kredia mbi 71 mijë euro, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë trajtuar një informatë lidhur me një person i cili dyshohet të ketë aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar),  gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë,  të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara.

“I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMË X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’.

I dyshuari  me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...