Eklipsi i Hënës ndodh me hyrjen e njërës pjesë të Hënës në hijen e Tokës, gjë që shkakton errësim të pjesshëm.
Hëna nuk futet në errësim të plotë, por merr një nuancë të kuqe, për çka ky fenomen njihet si “Hëna e përgjakshme”, transmeton Telegrafi. Kjo ndodhë për shkak të thyerjes së dritës në atmosferën e Tokës, që më së shumti shpërndan dritën e kaltër e më së paku të kuqen. E kuqja që nuk shpërndahet në atmosferë, vazhdon rrugën drejtë Hënës.
Këtë fenomen do të kemi rastin ta shohim sërish më 8 tetor. /Telegrafi/



