Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen për targat, pret progres në dialog

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gati 3 vjet qeverisje, Kurti u tregon mërgimtarëve në Berlin çfarë ka bërë si Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri Albin Kurti i shoqëruar me zyrtarë të qeverisë, ka...

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në...

Ministri për Europën i Britanisë së Madhe, Leo Docherty, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai tha se tashmë palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për normalizim të plotë të marrëdhënieve, raporton Gazeta Express.

“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, ka thënë ai në Twitter.

Pas njoftimit mbrëmë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për arritjen e marrëveshjes, zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë përgëzuan palët që u dakorduan dhe shmangën tensionet.

Tashmë BE-ja ka njoftuar se do t’i ftojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për bisedimet e ardhshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me bazë propozimin franko-gjerman.

 

SHIKO MË SHUMË

Gati 3 vjet qeverisje, Kurti u tregon mërgimtarëve në Berlin çfarë ka bërë si Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri Albin Kurti i shoqëruar me zyrtarë të qeverisë, ka...

Vdes një polic në vendin e tij të punës në Jarinje

Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në pikën...

Sulmoi fizikisht një person, policia ia konfiskon armën të dyshuarit në Skenderaj

Një armë zjarri është konfiskuar sot në Skenderaj. Siç njofton policia, arma është konfiskuar pas...