Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar.

Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro, transmeton IndeksOnline.

Duke publikuar një fotografi nga sasia e sekuestruar, Sveçla bën me dije se pesë persona janë arrestuar.

“Angazhimi ynë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve vetëm sa do të rritet, me edhe më shumë vullnet dhe këmbëngulësi. Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë” shkroi Sveçla.

Ky është postimi i plotë i tij:

Edhe një grup kriminal ndërkombëtar është goditur falë punës profesionale dhe angazhimit të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Angazhimi ynë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve vetëm sa do të rritet, me edhe më shumë vullnet dhe këmbëngulësi. Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë.

SHIKO MË SHUMË

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...