Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Sot do tq japë dëshminë e saj, Zejnie Morina.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 17 dhjetor 2025, Morina akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, keqtrajtime dhe plaçkitje të popullsisë civile shqiptare në fshatin Burim të Malishevës.

Në pikën e parë të aktakuzës, ai ngarkohet për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë më 31 mars 1999, në vendin e quajtur “Vrella e Mihillit”. Sipas prokurorisë, rreth 1 mijë civilë ishin strehuar në këtë zonë, kur forcat serbe ndanë 35 burra nga gratë dhe fëmijët dhe më pas vranë 34 prej tyre. I mbijetuari i vetëm ishte Nuredin Morina.

Aktakuza e ngarkon atë edhe për dëbimin e civilëve shqiptarë drejt Shqipërisë, si edhe për plaçkitjen dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Morina akuzohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” dhe ndodhet nën masën e paraburgimit./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...