MBPZHR-ja sqaron rreth tenderit për furnizim me fotografi të Thaçit

PUBLIKUAR

Telegrafi ka raportuar më herët se një tender nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është dhënë brenda një kohe rekord.

Telegrafi për këtë i është referuar Ligjit për Prokurim Publik ku specifikohet se procedura e dhënies së kontratës e deri të nënshkrimi i saj zgjat minimum 3 ditë pune.

Bëhet fjalë për tenderin që ka të bëjë me furnizimin me tridhjetë fotografi kornizë të presidentit të Kosovës, për nevojat e MBPZHR-së.

Sidoqoftë tenderi është fituar nga “Foto Gagi”, ku personi kontraktues është Baton Gagica, ndërkaq vëllai i tij Ramdan Gagica i cili njëherësh është drejtor menaxhues në këtë kompani, mirëpo ajo që vlen të theksohet është se Ramadan Gagica i cili tani është Këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka punuar më herët në MBPZHR në kohën kur Blerand Stavileci ishte ministër.

Ndonëse MBPZHR nuk i është përgjigjur me kohë pyetjes së drejtuar nga Telegrafi, në reagimin e tyre të cilin do ta postojmë të plotë kanë dhënë sqarim për mos përgjigje duke thënë se nuk ju ka premtuar koha, për shkak të angazhimeve tjera në punë.

Ndërkaq sa i përket asaj që në reagimin e MBPZHR-së thuhet se në tekst ne kemi përmendur se kontrata është 1 mijë euro është e vërtetë se sepse në njoftimin e nënshkrimit të kontratës shkruan se vlera e parashikuar e kontratës është 1 mijë euro.

Ne po ashtu e kemi cekur në fund të tekstit se kontrata është 750 euro siç e ka pohuar ministria.

Më poshtë keni sqarimin e plotë të MBPZHR-së:

Te nderuar,

Sot keni botuar nje tekst me titull “Skandaloze: MBPZHR-ja hap dhe mbyll tenderin brenda ditës për furnizim me fotografi të Thaçit (Dokument)” rreth tenderit me vlere minimale, me negocim sic e njeh ligji per kontratat nen 1000 euro dhe jeni referuar ose nenit te gabuar ose ligjit te vjeter.

Ne ligjin e ri per prokurim publik, per kontratat nen 1000 euro keshtu:

Neni 41/A Njoftimi për nënshkrimin e kontratës

Nëse autoriteti kontraktues ka nënshkruar një kontratë publike duke përdorur procedurat e hapura, të kufizuara, konkurruese me negociata, të negociuara pa publikim, procedurat e kuotimit të çmimeve, ose procedurat me vlera minimale, Autoriteti i tillë kontraktues brenda dy (2) ditëve pas nënshkrimit të kontratës së tillë, do të përgatisë njoftimin për nënshkrimin e kontratës në gjuhët e cekura në nenin 13 të këtij ligji.

http://kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/05-L-068%20sh.pdf

Brenda dy dite nenkupton diten e nenshkrimit ose nje dite pas dhe jo pas 3 dite sic keni shkruar ju.
Ligji qe i referohem me larte eshte i vitit 2015 dhe natyrisht ka marre edhe aprovuar nga KRPP.
Gjithashtu ju thoni ne tekst se kontrata eshte 1 mije euro, por vet dokumenti publik ne KRPP qe e keni publikuar edhe ju, kontrata eshte 750 euro.

Duke qene se koha nuk me ka premtuar per tu pergjigje me kohe, per shkak edhe te angazhimeve tjera ne pune, shpresoj se ky sqarim do te jete ne konsideraten tuaj rreth asaj cfare permbane teksti.(sic)

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në...

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër (VIDEO)

Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit,...

Tentuan ta vrasin një person, Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...