Mbishkrime “UÇK” në një shkollë në Lipjan, reagon Marko Gjuriq

PUBLIKUAR

Disa persona të panjohur kanë bërë disa mbishkrime në muret e shkollës fillore në Lipjan “Braca Aksic”.

Në këto grafite është shkruar “UÇK”, siç raporton programi i RTK-së në gjuhën serbe.

Drejtori i kësaj shkolle, Bratislav Djedoviq, ka thënë se këto grafite i kanë shkruar disa nxënës shqiptarë.

E pas kësaj ka reaguar menjëherë Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, duke kërkuar që ‘Prishtina të ndalë provokimet’, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme që Prishtina të ndalë këto provokime që, sipas tij, do ta destabilizojnë regjionin. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...