Mbi 70 prodhues të pajisjeve Android me aplikacionet e Microsoft

PUBLIKUAR

Microsoft ngadalë është duke u ri-pozicionuar në treg, pasi ka blerë kompani interesante sikurse SwiftKey dhe Sunrise Calendar, me të cilat ajo po e ndryshon mënyrën se si njerëzit i perceptojnë shërbimet e saj dhe aplikacionet mobile të cilat kompania i ka shpërndarë në platforma të ndryshme.

Me shërbimet dhe aplikacionet e reja mobile, Microsoft është munduar të jetë atraktive nëpër pajisje, dhe a ka mënyrë më të mirë sesa aplikacionet e veta t’i ketë të para-instaluara në pajisje mobile?

Tashmë dihet se shumica prej nesh i kemi shërbimet sikurse Word, Excel, apo PowerPoint për t’i hapur dokumentet që na duhen.

Por tani me sa duket shumica e përdoruesve të telefonave mobil do ta kenë edhe dobinë e përdorimit të aplikacioneve sikurse Outlook, OneNote, OneDrive, dhe Skype të integruar në telefonat e tyre, të cilat mund t’i hapin me një klikim të vetëm, pa pasur nevojë ti shkarkojnë ato.

Microsoft tani ka njoftuar se e ka rritur parnteritetin e saj me 74 prodhues në Android, të cilët janë duke i para-instaluar aplikacionet e saj në pajisje mobile.

Në mesin e këtyre prodhuesve është edhe Samsung, Acer, LG, dhe Sony. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...