Mbi 60 orë nga tërmeti, 46 viktima – vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Kanë kaluar më shumë 60 orë nga tërmeti i parë që goditi Shqipërinë e rezultoi të ishte fatal për një numër të madh të banorëve të Durrësit dhe Thumanës.

Së paku 46 persona janë konfirmuar të vdekur – mbi 2000 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Shqipërisë ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë gjurmimet nën rrënoja.

Afër 7 milion euro, pothuajse 4 milion dollarë dhe mbi 3 milionë lekë janë mbledhur ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti lënë anash ndihmat si ushqimi dhe veshmbathjet shkruan lajmi.net.

Tërmetet në Durrës dhe Thumanë kanë shuar familje të tëra e njëra ndër to është familja Lala nga e cila ka shpëtuar vetëm një fëmijë ndërsa 7 anëtarë të tjerë janë nxjerrë të vdekur sot nga rrënojat.

Ushtria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në Shqipëri në kërkim të viktimave të tërmetit.

Vlen të theksohet gjithashtu se ka mbi 2000 lëkundje të tokës të cilat e kanë prekur Shqipërinë që nga tërmeti i parë që e goditi Shqipërinë të martën në ora 3:55 të mëngjesit.

Sa i përket lëkundjeve të cilat po vazhdojnë, sizmologët kanë konstatuar se ngritja e tokës për 10 centimetra do të marrë kohë të bie në vend – pasi kanë lëvizur pllakat tektonike.

Sipas të dhënave të fundit në Thumanë janë ndalur kërkimet nën rrënoja si pasojë e mungesës së informacionit ndërsa në Durrës po vazhdon kërkimi nën presionin e reshjeve të forta të shiut.

Tërmeti 6.4 ballësh ishte ndër më të fuqishmit në rajonin e Ballkanit dhe më i fuqishmi në Shqipëri që nga vitet e 70-ta, shkruan lajmi.net.

Shumë familje shqiptare nga Durrësi janë sistemuar tek familjet kosovare që kanë hapur dyert por gjithashtu edhe në ish-bazën e ushtrisë gjermane në Prizren.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...