Nëse na bie që të shkojmë shpesh diku duke shfrytëzuar transportin publik, kemi fatin të takojmë shumë lloje të njerëzve.
Por sigurisht, përveç tjerëve, ka edhe të atillë që derisa kthehen nga puna, shkaku i lodhjes, i zë gjumi gjatë udhëtimit, transmeton Telegrafi.
Duke u nisur nga kjo, një djaloshit i ka shkuar në mendje që të bëjë një kamerë të fshehtë – duke fjetur gjatë udhëtimit dhe parë reagimet e atyre të cilët ai i shfrytëzon si “jastëk”.
E reagimet e bashkudhëtarëve të tij kanë qenë shumë interesante. Disa e kanë përqeshur, disa e kanë “mbështetur” e disa të tjerë e kanë injoruar. /Telegrafi/


