Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti, nisen me homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit të Lipjanit, më pastaj vazhduan me akademinë përkujtimore në sallën e Kuvendit të Komunës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në një fjalë rasti para të pranishmëve theksoi rëndësinë e kësaj dite në kalendarin e ngjarjeve të komunës, duke kujtuar dhe nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve.

“Është detyrë e jona të kujtojmë dhe të nderojmë sakrificën e dëshmorëve, sepse ata na lanë trashëgiminë e çmuar të lirisë së vendit tonë. Këtë trashëgimi jemi të detyruar ta ruajmë dhe ta transmetojmë me krenari dhe përgjegjësi tek gjeneratat e reja,” ka thënë kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij të thellë në emër të qytetarëve të Komunës së Lipjanit për dëshmorët dhe familjet e tyre. Ai theksoi se emrat e dëshmorëve, gjaku dhe sakrifica e tyre duhet të shërbejnë si frymëzim dhe motivim për punë të mira, për zhvillim dhe progres të vendit dhe komunës.

“Dëshmorët duhet t’i përkujtojmë dhe nderojmë jo vetëm sot, por çdo ditë, duke punuar për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat dhe idealet për të cilat ata luftuan dhe u sakrifikuan. Bijtë dhe bijat e dëshmorëve janë emra të betonuar në themelet e institucioneve të vendit,” është shprehur kryetari Ahmeti.

Ai kujtoi gjithashtu figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe theksoi se dëshmorët e Lipjanit, martirët dhe civilët janë gurthemeli i shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ndërsa bëri thirrje për një angazhim të vazhdueshëm të institucioneve për të lartësuar dhe kujdesur për dëshmorët dhe familjet e tyre, duke shtuar se kujdesi për veteranët dhe invalidët e luftës është një detyrë e përhershme.

Në përfundim të fjalimit, kryetari Ahmeti theksoi se Kosova ka shënuar përparim dhe zhvillim në këto 25 vite liri, por institucionet duhet të shtojnë kujdesin për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, si dhe të kujdesen për veteranët dhe invalidët e luftës. Ai shtoi se nuk duhet që askush të ndërtojë kauza politike me qëllime përfitimi politik, sepse kështu lëndohen themelet dhe gjaku i dëshmorëve.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit!

 

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...