Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

PUBLIKUAR

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Driton Imeri komandant i stacionit policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë.

Gjithashtu Imeri, në këtë takim ka dhënë edhe raportin e detalizuar mbi gjendjen e sigurisë në Lipjan.

Komandanti Imeri ka falënderuar kryetarin Ahmeti për projektin e vendosjes së kamerave në qytet duke thënë se kjo ka ndikuar pozitivisht për ti evidentuar shkaktarët e shkelës së ligjit.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, than se si prioritet i domosdoshëm është parandalimi i dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...