Mbahen dëgjime buxhetore në Llugaxhi, Gadime e Magurë

PUBLIKUAR

Edhe sot kanë vazhduar dëgjimet publike në fshatrat Llugaxhi, Gadime, Magurë, lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021.
Takime të tilla sot janë mbajtur në shkollën fillore “Hasan Prishtina” Llugaxhi me banorët e Llugaxhisë, Bujari, Rubovc, Kojskë, Gllogovc, Banullë dhe Qallapek.

Po ashtu, takim është mbajtur edhe në SH.F “Zenel Hajdini” Gadime, me banorët e Gadimës së Ulët, Gadime e Epërme, Babush, Marevc, Gallavicë, Vrellë dhe Plitkoviq.

Në shkollën Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë është mbajtur takim me banorët e Magurës, Qylagë, Poturovc, Blinajë, Medvec, Leletiq, Vrella e Goleshit, dhe Mirenë.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se dëgjimet buxhetore janë një mundësi e mirë për ta planifikuar buxhetin komunal në bazë të kërkesave të qytetarëve.

Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.

Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal, të cilët gjatë këtyre takimeve kanë ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto debate për planifikimin e buxhetit se duke pasur qytetarë aktiv në këto debate është e lehtë përfshirja e projekteve me prioritare për qytetarin lipjanas.

Me datë 28.08.2018 do të vazhdojnë dëgjimet publike me qyetarë për planifikimin e buxhetit komunal në:
Shkolla Fillore “Shtjefan Gjeqovi” Janjevë ora 17:00
Shkolla Fillore “Hasan Zyko Kamberi” ora 19:00

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...