Mashtrimi akademik i Ragmi Mustafës

PUBLIKUAR

Ragmi Mustafa ishte pranuar muaj më parë profesor me normë të plotë në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, duke iu premtuar zyrtarëve universitarë se është në fund të mandatit në krye të Komunës së Preshevës dhe se nuk do të rikandidojë për të njëjtin post.

Por, pasi që është pranuar me normë të plotë si staf akademik në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Mustafa ka rikandiduar edhe për një mandat si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për kryetar të Preshevës.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se edhe rektori Bajram Kosumi i ka bërë të ditur senatit të Universitetit se Mustafa nuk do të kandidojë edhe një mandat për ta drejtuar Preshevën, prandaj, është mirë, siç kishte thënë ai, të pranohet si mësimdhënës.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Mustafa nuk e ka mbajtur fjalën, me ç’rast edhe rektori është shprehur i zhgënjyer me veprimin e tij.

Minire Rexhepi, zyrtare për media pranë Universitetit të Gjilanit, ka thënë se Universiteti i ka vënë kusht Mustafës se nuk mund të jetë në të njëjtën kohë kryetar komune dhe të ketë normë të plotë në Universitet.

“Ajo që ne kemi kërkuar nga profesori Ragmi Mustafa është se ai nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetar komune edhe profesor me orar të plotë”, ka thënë Rexhepi për “Zëri”.

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...