“Marrëveshje ose status quo” – çfarë thuhet në Prishtinë për ftesën – ultimatum të Richard Grenell

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

27 qershori është caktuar si datë përfundimtare nga SHBA’ja për të finalizuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë që ka në thelb çështjet ekonomike ndërmjet dy vendeve. Në këtë ditë në Washington dy shtetet do të bisedojnë për dialogun, derisa, janë paralajmëruar se mund të kthehen në status – quo nëse nuk janë të kënaqur, shkruan Gazeta Express.

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dje dha lajmin se i ka bindur Kosovën dhe Serbinë që të kthehen në dialog. Ai tha se në Washington me datë 27 qershor do të takohen liderë prej të dy shteteve, derisa shtoi se në rast se nuk janë të kënaqur me bisedimet, mund të zgjedhin që të kthehen sërish në status-quo.

“Sapo pranova angazhimin e qeverive të Kosovës dhe Serbisë për të pezulluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe anëtarësimet në mekanizmat ndërkombëtarë, me qëllim që të takohemi në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për të biseduar për dialogun. Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status-quo, pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi“, ka shkruar emisari i Trumpit dje në Twitter.

Pas lajmit që dha Grenell, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar se mirëpret ftesën për rifillim të dialogut nën udhëheqjen e SHBA’së. I pari i shtetit të Kosovës madje tha se janë të gatshëm për arritje të marrëveshjes historike, që do të përfshinte njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

“Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Tani i takon institucioneve të Republikës së Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë proces”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë.

“Bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me Qeverinë Amerikane, ka dhënë rezultatet e para duke bërë që Serbia ta ndalojë fushatën e saj kundër njohjeve”, ka thënë ai.

Derisa dy liderët e shtetit folën për njohje reciproke e marrëveshje të paqes, ata nuk folën për status quo-në që përmendi  ambasadori Grenell.

Për këtë temë kanë folur nga partia më e madhe opozitare. Në Lëvizjen Vetëvendosje që udhëhiqet nga Albin Kurti thonë se  asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial e funksional të Republikës së Kosovës nuk do të mund të implementohet në vendin tonë.

“Nuk mund të ketë dialog nga një qeveri ilegale dhe ilegjitime që është në diskrepancë totale me vullnetin e popullit. Konjukturat e kapura nuk mund të dëmtojnë vullnetin e shumicës. Lojërat me copëtime krijojnë parakushtet për destabilizim të rajonit, e vënë në rrezik një numër të madh njerëzish”, thonë në partinë e Kurtit.

Nga LVV’ja e kanë bërë të qartë se nuk do të bashkohen në dialog me Hotin e Thaçin, ndërsa, në partinë e Kadri Veselit shtojnë se janë aty ku do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë Republika e Kosovës dhe institucionet ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë. E kanë për detyrë ti mbrojnë interesat e vendit dhe nuk duhet ti ikin përgjegjësië dhe bashkëpunimit me Amerikën sikurse veproi ish qeveria Kurti”, ka thënë zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi.

Përderisa opozita dhe pozita e shohin nga kënde të ndryshme paralajmërimin për status quo, analistët vlerësojnë se një gjë e tillë do të thotë kthim në proces të zgjatur në mes shteteve që i ngjason atij të udhëhequr nga BE’ja.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë për Gazetën Express se dje është bërë paralajmërimi më serioz nga ana e SHBA’së për dialogun, e se heqja dorë e palëve nga qëndrimet e tyre tregon se kohëve të fundit ka pasur diskutime të shumta për këtë takim që mund të jetë ndër të fundit para marrëveshjes finale.

“Paralajmërimi që palët mund të kthehen në status quo nëse nuk pajtohen me diskutimet e atij takimi, konsideroj që është një lloj paralajmërimi që procesi nuk do t’i ngjasojë atij të udhëhequr nga BE-ja, i cili ishte konsideruar si jo dobiprurës, pikërisht për shkak të “zhagitjes” së procesit negociues. Andaj, me shumë gjasë, pres që palët të ballafaqohen me një qasje “merre ose lëre” të SHBA-së në raport me marrëveshjen mes dy vendeve, ose të paktën të kornizës, formatit, apo edhe përmbajtjes eventuale të procesit përmbyllës. Në këtë drejtim, është esenciale që Kosova të dijë të ruaj pozitën e saj tradicionale si pala konstruktive në dialog, duke evituar çfarëdo mundësie që të ketë ndryshim të këtij fakti”, ka thënë ai.

Analisti Fitim Salihu në anën tjetër thotë për Gazetën Express se qëndrimi i ambasadorit Grenell është shenjë e qartë se negociatat do të nisin më herët se që kanë besuar skeptikët, e do të mbyllen më shpejtë.

“Besoj që Kosovës nuk i konvenon zvarritja e kësaj çështje sepse konstelacioni gjeostrategjik po ndryshon, por, fatkeqësisht jo në të mirën tonë. Kështu se ashtu Kosovën tanimë e kanë lodhur negociatat me Serbinë dhe ia kanë pamundësuar që energjitë t’i orientojë ka problemet e brendshme.

Prandaj, vlerësoj se përfundimi i marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke është në të mirën tonë edhe sepse e përmbyll ndërkombëtarisht shtet formimin e Kosovës, edhe sepse e kthen fokusin ka problemet e brendshme të qytetarëve, siç janë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik”, thotë Salihu.

Derisa në vend po diskutohet pak për status quo-në, e më shumë për triufimin në Amerikë që do të pasojë me njohje reciproke, një gjë të tillë e kanë mohuar në shtetin serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka deklaruar sot me Kosovën temë nuk do të jetë pranimi i pavarësisë por ekonomia. Në Serbi në anën tjetër edhe sot kanë vazhduar fushatën për heqjen e njohjeve./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...