Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët serbë

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Bordit rregullativ të telekomunikacionit, Anton Berisha nuk është pajtuar me marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës që është arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e kritikuar këtë ujdi të shtetit të Kosovës, ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se kjo marrëveshje legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpuar të infrastrukturës telekomunikuese në veri.

“Marrëveshja legalizon gjendjen ekzistuese të uzurpimit të infrastrukturës telekomunikuese në veri dhe legalizon operatorët serbë. I gjithë trafiku, infrastruktura dhe ekonomia de facto do të jenë serbe. E vetmja gjë që i mbetet shtetit të Kosovës është ta arsyetojë dhe ta mbulojë me ndonjë letër”, tha Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Policia njofton për dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për dy raste...

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...