Malware TRITON përdoret për të sulmuar pajisjet e sigurisë industriale

PUBLIKUAR

Hulumtuesit e sigurisë nga divizioni hetues i “Mandiant FireEye” kanë dalluar një formë të re të malware që është e aftë të sulmojë pajisjet e sigurisë industriale.

“FireEye” këtë malware e quajti TRITON dhe tha se e kanë parë si kërcënim duke e vendosur atë në sulme të drejtpërdrejta.

Sipas një raporti, të publikuar më parë nga “Bleeping Computer”, ky malware është ndërtuar në mënyrë specifike për të ndërvepruar me kontrollorët e Sistemit të Sigurisë të Instrumentuar (SIS) të “Triconex”, shkruan Telegrafi.

Kontrollorët SIS janë pajisje të posaçme të instaluara në linjat e prodhimit dhe në strukturat e tjera industriale. Ata punojnë duke lexuar të dhëna nga pajisjet industriale, siç janë makineritë e fabrikës, robotët, valvulat dhe motorët.

Këta kontrollorë lexojnë rrjedhat e të dhënave dhe sigurojnë që pajisjet industriale të funksionojnë midis parametrave të caktuara. Nëse të dhënat devijojnë nga një diferencë e paracaktuar të sigurisë, atëherë kontrolluesi SIS merr një sërë veprimesh, të cilat në raste ekstreme mund të mbyllin një fabrikë ose linjë prodhimi.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...