
Një grua me veturë, përderisa ishte duke u ndjekur nga policia “përfundoi” në një ndërtesë.
Ajo pretendohet se ka vjedhur një makinë dhe nxiti policët që ta ndjekin nëpër qendër të qytetit Kansas City, javën e kaluar.
Një dëshmitar tha se gruaja ishte duke folur në celular dhe si pasojë, kishte humbur kontrollin e automjetit, transmeton Telegrafi.
Pas ka goditur një hidrant, ajo u përplas në një ndërtesë dy-katëshe me tulla, duke shkaktuar një dëmtim të pjesshëm të saj.
“Dukej sikur shpërtheu një bombë”, tha një dëshmitar.
Pronari i ndërtesës tha se vetëm një numër i vogël i makinave që gjendeshin brenda ndërtesës ishin dëmtuar paksa.
Sa i përket gruas, vozitëse e makinës, ishte shtruar në spital, me lëndime “jo të rrezikshme për jetën”.
Inxhinierët janë përpjekur për të riparuar ndërtesën, e cila daton që nga viti 1920. /Telegrafi/


