Majmuni e dekonspiroi burrin që viziton shtëpitë publike!

PUBLIKUAR

Në Oregon të Shteteve të Bashkuara, një burrë i kënaqur me shërbimet e prostitutës që e vizitonte, vendosi t’ia japë një majmun si bakshish.

Nathan Allen McClain ia dha zonjës së paemëruar majmunin e quajtur Dooey, të cilin e mori nga dyqani i kafshëve që e menaxhonte së bashku me gruan e tij. Kjo e fundit e zbuloi pa dashje këtë histori, pasi telefonoi Policinë duke menduar se i ishte thyer dyqani, se i janë vjedhur paratë së bashku me Dooeyn e vogël, transmeton Telegrafi.

Policia e ka ndaluar prostitutën, që mbante në kafaz majmunin, teksa qëndronte në tarracën e një hoteli.

“Këtë kafshë të vogël ma ka lënë një zotëri si bakshish”, transmeton NBC, fjalët që i ka thënë ajo kur është ndaluar.

Gjatë marrjes në pyetje, McClair ka pranuar se ia ka dhënë kafshën e shtrenjtë, ndërsa shërbimet e saj i ka paguar me para nga dyqani i kafshëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...