Asambleistja e LDK-së, Majldina Sylejmani po përfaqëson LDK-në në trajnimin “Young Leaders XXV” në Budapest të Hungarisë.
Të paktën këtë e ka konfirmuar vetë Sylejmani përmes një postimi në facebook ku ka thënë se ky trajnim është organizuar nga Instituti Robert Schuman dhe me përkrahje të Fondacionit Eduardo Frei, i cili trajton temat e Demokracisë, Politikës Ndërkombëtare dhe Sigurisë si dhe Sfidat në jetën Ekonomike dhe Sociale. Në këtë trajnim po e përfaqësoj LDK’në. ka shkruar ajo.
“Një program intenziv i cili është i dizajnuar eksluzivisht për Liderët e së ardhmes nga Europa Lindore, Juglindore dhe Libani. #FRLDK #LDK #EPP#RobertSchumanInstitute”, thotë ajo.


