Majko: Asociacioni kufizon sovranitetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nuk po krijohet një “Republika Srpska” në Kosovë, mirëpo e vërteta është se Asociacioni është një eksperiment që prodhon një sovranitet të kufizuar në një pjesë të territorit të vendit.
Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, i cili njëherësh është deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.

Serbia, sipas tij, po kërkon ta ruajë influencën e vendimmarrjes në Kosovë, duke kërkuar që përveç shtetit serb të garantojë një “hapësirë” të interesave të veta në një hapësirë që është më e madhe sesa territori ku ushtron sovranitet.

Majko, që ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përkatësisht gjatë viteve 1998-99, ka folur edhe për ushtrinë e shtetit më të ri në Evropë, duke thënë se ky shtet do t’i formalizojë forcat e veta të armatosura.

“Kjo që po më pyesni ka edhe komentin tuaj, të cilin po e marr si një “pyetje” po ashtu. Ekziston një dyzim i arsyeshëm lidhur me atë çfarë klasa politike drejtuese e Kosovës po realizon pas miratimit të “Paketës” së Ahtisarit”. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...