Mafia e Kosovës, e përfshirë në eksodin masiv

PUBLIKUAR

Një pushimore verore në veri të Serbisë u bë papritmas shumë e vizituar këtë dimër, kur mijëra shqiptarë të Kosovës, duke ikur nga varfëria, e pushtuan atë me synimin për të kaluar ilegalisht në territorin e Hungarisë, që është anëtare e BE-së.

Prej disa javëve të fundit, hotelet dhe vilat e vogla, që janë të shpërndara përgjatë brigjeve të liqenit Paliq, janë të mbingarkuara me shqiptarët që dëshirojnë të emigrojnë. Ata janë duke pritur shansin e tyre për të negociuar me trafikantët e qenieve njerëzore kalimin në Hungari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Paliq operon edhe një rrjet i kontrabandistëve shqiptarë nga Kosova, duke i detyruar bashkëkombësit e vet që të paguajnë një çmim të lartë për çdo fazë të udhëtimit të tyre të dëshpëruar drejt të tokës së premtuar brenda Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...