Madhësia e ekraneve të telefonave u rrit 88% për 7 vjet

PUBLIKUAR

madh-euml-sia-e-ekraneve-t-euml-telefonave-u-rrit-88-p-euml-r-7-vjet_hd

Kur është fjala për telefonat e mençur duket se madhësia e ekranit të pajisjeve me të vërtetë ka shumë rëndësi, dhe tani përdoruesit në mbarë botën janë tani duke kërkuar modele të telefonave me ekrane më të mëdha.

Dhe sot, është shumë e lehtë të harrosh se sa larg ka shkuar teknologjia e telefonave mobil që nga lansimi i modelit të parë të iPhone në vitin 2007.

Kompania e hulumtimeve të tregut Jana ka publikuar rezultatet e një sondazhi të ri i cili shqyrton parapëlqimet e përdoruesve në dy fusha kryesore; madhësinë e ekranit dhe shikimin e videove.

Raporti na kujton se ekranet mesatare të telefonave të mençur në vitin 2007 kanë qenë vetëm 2.59 inç në madhësi, mesatarisht. Kjo shifër, sipas raportit të kompanisë Jana, tani qëndron në 4.86 inç mesatarisht, që paraqet një rritje prej 88% gjatë këtyre shtatë viteve.

Mbi gjysma e të anketuarve në sondazhin e Jana’së presin që telefoni i tyre i ardhshëm të ketë një madhësi të ekranit prej 5 inç ose edhe më të madh. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...