Lutfi Haziri kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe ish-ministër i Pushtetit Lokal, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sponsorizuar nga ai.

Mesazhi i plotë në Facebook:

Dy fjalë për zërat që po e kërkojnë njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore nga kryeministri Mustafa.

Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sponsorizuar nga Lutfi Haziri, është më e madhe se njohja e Asociacionit të komunave shqiptare me shumicë në Serbi, është më e madhe se i ashtuquajturi Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, apo ‘Zajednica’ e Vetëvendosjes dhe më e madhe se pashallëqet tjera. Dëshiroj të theksoj se ata që tentojnë t’i kopjojnë iniciativat e Serbisë, janë të prirur të dështojnë. Pikë! LH.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...