Lutfi Haziri godet këshilltarin e kryeministrit Mustafa: Punoni e mos u fotografoni

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjilanit, njëkohësisht nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka sulmuar këshilltarin e kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, pas një fotografie që ky i fundit ka publikuar në Facebook.

Havolli shfaqet në pallatin presidencial francez në ‘selfie’-n që ka publikuar, teksa në prapavijë Mustafa bashkë me presidentin e Francës, François Hollande, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të Ballkanit, po realizonin një fotografi të përbashkët në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Express.

“Pas vizitës në Elysee…spo di a me u ba me Gjermaninë a me Francën. Merkeli dhe Hollande si gjithmonë, përkrahës të Kosovës, që po e bon vështirë me u percaktu sonte…le të fitoj futbolli :-)” , ka shkruar Havolli në përshkrimin e fotografisë që ka publikuar.

E, kreu i Gjilanit ka pasur një porosi për këshilltarin e Mustafës. “Pse nuk po mesoheni me punu e mos me fol dhe fotografu as veten tuaj e as KM!?”, i ka shkruar atij Haziri në koment.

sokoli

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...