Luta për listën e veteranëve: “Listë e Bllacës”, me njerëz që nuk ishin në luftë

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sërish është marrë me listat e publikuara të veteranëve të luftës të Zonës së Karadakut.

Në një postim në Facebook, Haziri e ka quajtur këtë si “Listë e Bllacës”, pasi – sipas tij – aty janë përfshirë persona që nuk kanë qenë në luftë. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Lista e veteranëve të UÇK-së së Zonës së Karadakut, e publikuar 3 ditë më parë, është listë e papranueshme sepse aty gjenden shumë persona, të cilët nuk kanë qenë fare në asnjë cilësi në luftën e fundit, por kanë qenë së bashku me qindra mijëra njerëz në Bllacë, duke i anashkaluar veteranët e vërtetë.

Me përbërjen e saj, kjo listë mund të cilësohet si ‘Listë e Bllacës”, e kurrësesi listë e veteranëve të luftës. Iu bëjë thirrje të gjithë atyre që u anashkaluan që të reagojnë në mënyrë urgjente dhe ta parandalojmë këtë marri, për të cilën do të na gjykoj historia për sa të jetë jeta. Ashtu siç na bashkoi Lufta Çlirimtare, le të na bashkoj edhe Liria e Kosovës.

Nuk u ndam në luftë dhe nuk pranoj që askush të më ndaj nga bashkëluftëtarët 15 vjet pas luftës dhe 7 vjet pas pavarësinë e Kosovës.

Jam i nderuar që si luftëtar i UÇK-së dhe luftëtar i rezistencës kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, jo për veten time, por për Lumin tim, babën tim Emrush Hazirin, gjyshin tim të dekoruar nga presidenti Nishani, Hetem Hazirin, stërgjyshin tim Rrustem Haziri (bashkëluftëtar i Idriz Seferit), për bashkëluftëtarin Ibrahim Uruqi – Hushi (dëshmor i kombit), për Avdullah Tahirin (heroin e Kosovës) me të cilin isha bashkëburgosur dhe për qindra mijëra dëshmorë e viktima të Gjilanit dhe Kosovës. Në përkujtim të luftës kolosale për Pavarësi (1912-1944) dhe në 70-vjetorin e Kryengritjes së Gjilanit (1944-1945) ne meritojmë respektin e Kosovës për hirë të gjakut të martirëve të Karadakut! Lut (Emrush, Hetem) Haziri” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...