Luta do ta sfidojë Isën në garën për kreun e LDK-së?

PUBLIKUAR

Garës për Kryetar të LDK-së pritet t’i hyjë edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij, Haziri pritet të jetë konkurrenti kryesor i Kryeministrit Isa Mustafa për të udhëhequr Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Isa Mustafa duket se nuk do ta ketë të lehtë të ngjitet edhe një herë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përballë tij, po bëhen gati të jenë edhe zyrtarë tjerë të fuqishëm brenda LDK-së.

Është Lutfi Haziri i cili pritet të jetë sfiduesi kryesor i Mustafës në garën për të udhëhequr Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Haziri ende s’ka folur për kandidaturën e tij. Vetëm ka thënë se janë duke biseduar me anëtarët e LDK-së.

“Ka vetëm biseda”, ka thënë Haziri, për Gazetën Express.

Deri tash, Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani janë shprehur se do t’i hyjnë garës për kreun e LDK-së pavarësisht se në garë është Kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...