Lumezi takon kryeprokurorët e Kosovës: Të reduktohen lëndët në gjykata!

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur takimin e rregullt me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, të Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Gjatë këtij takimi, Lumezi ka kërkuar nga udhëheqësit e prokurorive që të jenë sa më efikas në punën e tyre të cilët e bëjnë, pasi që një gjë e tillë do të ketë edhe efikasitet për të gjithë sistemin prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurorët që të bëhet më shumë për implementimin e planit strategjik për reduktimin e lëndëve në gjykata, gjë të cilën u pajtuan të gjithë kryeprokurorët lidhur me këtë çështje.

Në këtë takim u bë raportimi i shkurtër prej secilit kryeprokuror, duke i përmbledhur të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prokuroritë që ata drejtojnë. Lumezi kërkoi nga të gjithë ata që të bëhet identifikimi i rasteve më të ndjeshme dhe të vëzhgohet për së afërmi ecuria e tyre.

Kryeprokurorët u pajtuan që për secilin kallëzim penal ose informacion që vjen në prokuroritë përkatëse, për prokurorë dhe gjyqtarë, të njoftohet kryeprokurori i Shtetit me kallëzimin penal për aktvendimet, hedhjet, pushimin e hetimeve, si dhe me çdo vendim preliminar të prokurorit përkatës. Lidhur me këtë, kryeprokurorët u dakorduan që të informohen të gjithë prokurorët nëpër prokuroritë përkatëse për vendimin e kolegjiumit të kryeprokurorëve.

Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët e secilës prokurori që të jenë në vazhdimësi të informuar për lëndët me paraburgim, lëndët e korrupsionit, lëndët e terrorizmit, si dhe rastet të cilat janë publike për rastet e ndryshme.

Lidhur me rritjen e transparencës së Prokurorit të Shtetit dhe komunikimin me media, kryeprokurorët u pajtuan që të bëhet sa më shumë për këtë çështje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...