Lulzim Rrustemi ,zëvendëson këshilltarin Ragip Zejnullahu në Asamblenë Komunale

PUBLIKUAR

Të mërkurën, në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan u mbajt seanca e 23-të më radhë, në të cilën u debatua për 9-të pika të rendit të ditës.
Fillimisht ,Lulzim Rrustemi, këshilltarë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ,sipas rregullores në fuqi dha betimin solemn para të pranishmeve dhe që nga sot është këshilltar në Asamblenë Komunale ,duke e zëvendësuar Rgip Zejnullahun me që ky I fundit është punësuar në një nga dikasteret e ministrisë së Diasporës .
Në hapësirën e paraparë në fillim të seancës ,ku këshilltarët kanë mundësi të ngrenë shqetësimet e qytetarëve dhe të bëjnë pyetje me interes për qytetarët në adresë të drejtorateve të caktuara ,z. Florent Hoxha parashtroi një kërkesë që ekzekutivi përmes procedurave të rregulla të kontraktoi një medium televiziv lokal që të përcill seancat për publikun lipjanas ,me që transparenca e institucioneve komunale është nën zero , në bazë të një matëshmërie tani të vlerësuar edhe nga shoqëria civile në Lipjan .Këtë e dëshmon mësëmiri prezantimi i njëanshëm për dy vite rresht e në veçanti zhvillimet e sotme në séance përmes faqes zyrtare të komunës ,ku përshkruhen vetëm pikat e rendit të ditës dhe asnjë fjalë,asnjë shkronjë nuk thuhet për angazhimet e shumta të të gjithë këshilltarëve të PDK-së,PSDK-së dhe VV-së. Kjo formë e prezantimit është një dezinformim I opinionit e asgjë më tepër dhe ju shërben vetëm atyre që kanë dëshirë tu përmendet emir në ndonjë medium dhe të bëjnë ndonjë foto për koleksion personal. Le të vlerësojnë qytetarët vet
gjithashtu edhe Enver Kozhani ,PDK parashtroi kërkesën që drejtoria e Shërbimeve Publike sa më parë të vendos emrat e fshatrave në tabelat shenjëzuese në hyrje dhe dalje të çdo fshati, ku me këtë do të ndihmojë dukshëm lëvizjet e qytetarëve që nuk janë nga komuna jonë. Pyetje kanë bërë edhe këshilltarët tjerë në drejtim të drejtorateve të Arsimit,Shëndetësisë Kulturës etj.

SHIKO MË SHUMË

Vjehrra rrah renë në Lipjan, Policia jep detaje

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur...

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Lipjan

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Njësiti...