Luksemburgu vitin e ardhshëm tërheq ushtarët nga Kosova

PUBLIKUAR

Pjesëmarrja ushtarake e Luksemburgut si pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë do të përfundojë në vitin 2017, ka thënë ministri i Mbrojtjes i vendit, Etienne Schneider, raporton Luxemburger Wort.

Ushtria e Luksemburgut është e angazhuar në kuadër të Forcës së Kosovës (KFOR) që nga viti 2000, një vit pasi NATO nisi misionin e vet në rajon, dhe aktualisht ka 23 ushtarakë në detyrë në Kosovë, transmeton Express.

Schneider ka thënë gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje se “që nga fillimi i misionit, kontributi ynë dhe prania jonë ushtarake është vlerësuar vazhdimisht nga autoritetet lokale”.

“Situata në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit”, ka deklaruar Schneider, i cili ka shtuar se “ekzistojnë ende disa sfida që duhet të kapërcehen”.gazetaexpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet edhe një armë zjarri në Ferizaj

  Më datën 16.08.2026, rreth orës 19:28, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë për...

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...