Luftëtari i kthyer nga Siria-Familja: I kanë bërë injeksion na ka harruar

PUBLIKUAR

Pas shkrimit në AFP për luftëtarin Ervis Alinj i cili është kthyer nga Siria, kanë reaguar familjarët e tij. Në një intervistë për News 24, babai i Ervisit, Hamdi Alinji thotë se djali nuk e ka parë që kur ai iku në Siri me Almir Dacin në 2012.

“E besojmë që djali ndodhet në Tiranë dhe ai nuk do rrinte kaq shumë kohë pa na takuar, por i kanë bërë injeksion për të na harruar. Ervisi u mashtrua që në fillim nga Almir Daci, vdekjen e të cilit nuk e besojmë, pasi është një sajesë nga familjarët e tij. Të kthyerit nga Siria thonë se Ervisi është gjallë, kërkojmë nga shteti që të na e sjellë djalin në shtëpi kudo që të ndodhet”, shprehet babai i Ervis Alinj.

Ndërkohë vëllai i Ervis Alinj i bën apel që ai të kthehet. “Ta shoh Ervisin të gjallë, pastaj le të vdes”, shprehet Taulant Alinj nga fshati Leshnicë i Pogradecit.

Në shkrimin e vet, AFP përmend Ervis Alinjin me emrin Yassin, ndërsa thotë se ai punon si kasap në Tiranë, pas kthimit nga Siria. /Lapsi.al/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...