Luanesha u përlesh me turmën e qenve, për ta shpëtuar këlyshin e saj (Video)

PUBLIKUAR

Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një tufe të uritur të qenve të egër.

Madje, ai e ka filmuar momentin, kur ajo iu kundërvu grupit prej së paku nëntë qenve mizorë, që e kafshonin dhe përpiqeshin ta mposhtnin, transmeton Telegrafi.

“Ishte momenti heroik, kur nëna u sakrifikua para tufës, që t’i mundësojë të voglit të largohet. Ia arriti qëllimit, sepse këlyshi shpëtoi i pa lënduar”, ka shkruar Fernando.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon ngjarjen dramatike, që e la të dërmuar nga plagët dhe iu desh të shtrihej e lodhur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...